Ecja mund të ndihmojë më shumë se vrapimi në parandalimin e diabetit. Ky është rezultati i studimit të fundit, i bërë në Universitetin “Duke”.
Gjatë studimit, hulumtuesit i ndanë njerëzit në dy grupe, në grupin e ecjes dhe të vrapimit. Hulumtuesit kishin zbuluar se personat në grupin e ecjes kishin shfaqur të paktën 6 herë më shumë përmirësim në tolerancën e glukozës.
Një shpjegim thotë se kur performoni ushtrime modeste, si të ecësh 4 kilometra, trupi futet në rezervat e acideve dhjamore për t’u mbushur me karburant, ndryshe nga ajo kur vraponi për të njëjtën distancë.





