Mjaftojnë disa klikime në faqen e SHEIN, dhe pak para të shpenzuara dhe nga ana tjetër e botës të vijnë në shtëpi qese plastike plot me veshje apo aksesorë.
Megjithatë, pas këtij procesi vazhdimisht në rritje, atij të modës së shpejtë dhe shpesh kompanive aziatike si SHEIN dhe Temu, por edhe AliExpress dhe të tjera, ka anë të errëta mbi të cilat është shpesh e ndërlikuar të marrësh përgjigje, si për sa i përket kushteve të punëtorëve, si në aspektet e cilësisë apo përbërjes së produkteve.
Raporte dhe hetime të shumta nga shoqata të ndryshme, duke përfshirë Greenpeace në vitin 2022, kanë zbuluar deri më tani se produktet e tregtuara në veçanti nga gjigantët kinezë mund të përmbajnë në disa raste materiale dhe substanca toksike. Substanca janë të dëmshme për ata që i veshin, pasi mund të shkaktojnë sëmundje të lëkurës.
Vëmendja e re ndërkombëtare për të hedhur dritë mbi atë që në fakt përmbajnë miliarda artikujt e tregtuar me kosto shumë të ulëta në internet, ka çuar së fundmi në disa hetime dhe operacione gjyqësore. Në gjermani, Oko-test ka kryer një studim në veshjet e SHEIN dhe kanë dalë në përfundimin se substancat toksike në sandalet e grave janë 15 herë më të larta se norma e lejuar në direktivat e BE-së.
Nga ana tjetër, tek kepucët e meshkujve u gjetën hidrokarbure aromatike policiklike (PAH) që mund të shkaktojnë kancer dhe për rrjedhojë janë të ndaluara.
Për më tepër, Oko-test realizoi edhe teste rezistence: një palë pantofla leopardi të grave zgjatën vetëm 14 mijë hapa përpara se të thyheshin. Nisur nga çmimi, ndoshta kjo nuk është për t’u habitur, ndërsa përbërja e produkteve “duhet të na bëjë të mendojmë” përpara se ti blemë këto produkte.
Pikërisht për përbërësit dhe origjinën e disa pëlhurave, Oko-Test i dërgoi një seri të gjatë pyetjesh kompanisë Shein për të kuptuar më shumë dhe për të hetuar ndikimin e mundshëm te konsumatorët. Por gjermanët shkruajnë se kompania nuk u ka kthyer asnjë përgjigje.