E dinit që të “talleshit” me veten është e shëndetshme emocionalisht dhe psikologjikisht? Studiuesit thonë se ndryshe nga sa mendohej, ata që dinë të bëjnë autoironi kanë respekt për veten dhe nuk janë aspak të predispozuar për të rënë pre e depresionit.
Studimi është kryer nga Universiteti i Granadës në Spanjë dhe mbi një mijë persona të moshave nga 18-65 vjeç janë bërë pjesë e tij.
Studimi nxori si konkluzion, se nëse bëjmë autoironi na ndihmon të shkarkojmë zemërimin dhe mbi të gjitha në mirëqenien psikologjike dhe marrëdhëniet shoqërore. Pra njerëz: sekreti i lumturisë është autoironia!





