Humbja e peshës është çështje gjenetike. Në kushte të barabarta, ushtrimi fizik i kombinuar me gene të caktuara arrin të humbasë dyfishin e peshës në krahasim me ata që se kanë. Megjithatë ekspertët shpjegojnë se gjenetika ndihmon, por nuk mjafton në raste të tilla.

ADN-ja jonë është e rëndësishme, pasi përcakton sëmundjet që prekemi, seleksionimet ushqimore apo dhe tendencën për t’u plakur. Një studim i fundit i Universitetit britanik Essex, ka zbuluar se genet ndikojnë edhe tek dobësimi, veçanërisht 14 të tillë janë vendimtarë.

Nga eksperimentet e kryera ka rezultuar se në individët që gjenetikisht e kanë këtë kombinim të 14 geneve, pa ndryshuar stilin e jetesës, por duke u ushtruar fizikisht njësoj, rezultoi se brenda 8 javësh grupi 1 humbi 5 kg ndërsa grupi i dytë vetëm 2 kg. Ndër këto gene, njëri veçanërisht ka 62% të rëndësisë në humbjen e peshës.

Autorët e studimit bëjnë të ditur se qartësimi i profilit gjenetik të çdo individi, ndoshta mund të bëjë të mundur të ndërhyhet në mënyrë më efikase për të përmirësuar shëndetin.