Një studim i fundit i publikuar në Nature sfidon narrativën tradicionale mbi origjinën e Homo sapiens, duke vendosur Afrikën e Jugut në qendër të enigmës. Analiza gjenetike e mbetjeve të lashta njerëzore tregon se popullatat që jetuan në këtë rajon mbetën të izoluara për rreth 100,000 vjet. Ky zbulim sugjeron se koncepti i “njeriut modern” mund të përfshijë kombinime të ndryshme gjenetike.

Shkencëtarët lexuan ADN-në e 28 individëve nga rajoni në jug të lumit Limpopo, me mbetje që përfshijnë një periudhë nga mbi 100,000 vjet më parë deri para vetëm dy shekujsh. Krahasimi me popullatat e tjera në Afrikë, Europë, Azinë, Amerikë dhe Oqeani tregon se individët e Afrikës së Jugut para rreth 1,400 vjetësh kishin tipare gjenetike radikalisht të ndryshme nga popullatat moderne.

Analiza nuk zbuloi shenja të ndërthurjes me popullata të jashtme deri në shekullin e gjashtë, duke kundërshtuar teoritë e mëparshme për kontakt të vazhdueshëm midis rajoneve të kontinentit. Studimi gjithashtu identifikon variacione të rëndësishme gjenetike të lidhura me funksionin e veshkave dhe zhvillimin neuronal, duke ofruar informacione të reja për adaptimet e njerëzve të hershëm dhe tiparet që kanë luajtur rol vendimtar në evolucionin e tyre.