Nga një studim i bërë ka rezultuar se 60-70% e njerëzve e rifillojnë duhanin 6 muaj pasi janë përpjekur të heqin dorë prej saj. Lënia e duhanit, siç dihet është një betejë me veten ndaj të cilit shumë pak mund të fitojnë.

Kur tymos një cigare, duhani që digjet çliron nikotinën, e cila hyn në gjak nëpërmjet mushkërive. Nikotina çohet në tru, ku aktivizon të ashtuquajturit receptorë nikotinikë të acetilkolinës. Aktivizimi i këtyre receptorëve shkakton çlirimin në tru të neurotransmetuesve, siç është dopamina.

Çlirimi i dopaminës nuk shkakton domosdoshmërisht varësi. Por kur vepron në një pjesë specifike të trurit — ku qëndron i ashtuquajturi sistemi ynë i shpërblimit mund të shkaktojë varësi.

Ka dy metoda kryesore për të thyer lidhjen psikologjike me cigaret: vullneti dhe vetëdisiplina. Mund të përdorësh edhe një terapi për të përmbushur dëshirat e nikotinës, por pa problemet shëndetësore që lidhen me pirjen aktive të duhanit.

Së pari, ka terapi zëvendësuese të nikotinës, të tilla si nikotina-leukoplast, çamçakëzë ose inhalatorë që çlirojnë ngadalë nikotinën, duke ndaluar dëshirën për të pirë duhan. Nikotina në vetvete nuk është e dëmshme, i dëmshëm është tymi që thith nga cigaret.

Ka edhe medikamente, si vareniklina dhe bupropioni.

Vareniklina nxit çlirimin e dopaminës në shtegun e shpërblimit, duke imituar shpërblimin e pirjes së duhanit dhe duke hequr disa nga simptomat e abstinencës së nikotinës.

Bupropioni vepron në mënyrë të ngjashme, por nëpërmjet një sistemi të ndryshëm neurotransmetues, i njohur si GABA, i cili frenon aktivitetin e trurit.