Ndotja mjedisore zhduk aromën e luleve. Në zonat urbane, ku nivelet e ndotjes atmosferike në ajër janë shumë më të larta, procesi i pjalmimit mund të reduktohet deri në 70%, pasi insektet nuk arrijnë ta perceptojnë  aromën.

Impakti i aktivitetit njerëzor në nivel global mund të vërë në rrezik serioz një ndër mekanzimat thelbësorë për jetën.  

Ndotës mjedisorë kategorizohen të gjithë faktorët e prodhuar nga njeriu ku përfshihen ndotja akustike, ndriçimi artificial, substancat kimike në ajër, të cilat mund të modifikojnë sjelljen e kafshëve, përfshirë insektet.

Një studim i Universitetit të Uashingtonit ka vëzhguar sjelljen e fluturave të natës dhe sjelljen e tyre ndaj luleve që aromën e tyre e lëshojnë pikërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Duke qenë se nivelet e disa përbërjeve kimike ishin shumë të larta, fluturat kanë gjetur dhe vizituar lulet 70 % më pak se zakonisht.

Ky fenomen është i dëmshëm si për bimët ashtu edhe për insektin në fjale, pasi ndërhyn negativisht drejtpërdrejt në riprodhimin e tyre.