Një studim i ri i universitetit britanik “Cambridge” na thyen besimin e plotë se paraja nuk është gjithçka dhe mbi të gjitha ‘ajo nuk e blen lumturinë’. Ky studim pohon të kundërtën, “paraja e blen lumturinë”.

Studiuesit nga “Cambridge” konsiderojnë se “kur paraja shpenzohet në blerjen e sendeve të përshtatshme të personalitetit, lumturia është epilog real”.

Sipas studimit, lumturia është më e madhe nëse paratë shpenzohen “në mënyrë afatgjatë”, konkretisht në udhëtime, në ngjarje kulturore apo ngjarje të tjera sesa në gjëra si veshje, ushqim apo kozmetikë etj.