Ekonomistët kanë zbuluar se sa më i pasur të jetë një njeri, aq më i kënaqur është me jetën e tij.
Sipas një studimi të ri të ekonomistëve, paraja është e lidhur me kënaqësinë e jetës së personit.
Njerëzit janë pyetur në studim për të vlerësuar nivelet e lumturisë dhe regjistruar të ardhurat e tyre.
Ekonomistët Betsey Stevenson dhe Justin Wolfers nga Universiteti Michigan duke krahasuar lumturinë e njerëzve përkundrejt të ardhurave, vlerësojnë se sa më shumë njerëzit të fitojnë, kënaqësia e përgjithëshme e jetës është më e lartë.
Po ashtu, nuk ka prova “për një pikë ngopje” në lidhje midis parasë dhe lumturisë.
Një studim tjetër i kryer nga shkencëtarët nga University College në Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë në jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të të ardhurave më vonë në jetë.





