Konsumimi i marijuanës mund të shkaktojë pasoja të ndryshme në shëndetin e njeriut, por një studim i ri i Universitetit të Australisë Jugore, ka arritur në përfundimin se ka ndryshime mes të ecurit të përdoruesëve të marijuanës dhe atyre që nuk e konsumojnë atë.

Sipas studimit të raportuar nga “The Independent”, përdoruesit e lëndës narkotike kanë shpatulla më të ngrira, bërryla më elastikë dhe gjunjë më të shkathët, që lëvizin më shpejt se ata që nuk janë përdorues.

Ndërkohë që janë vënë re ndryshimet në të ecur, studimi ka treguar se nuk ka ndonjë ndryshim përsa i përket mbajtjes së ekuilibrit apo funksioneve neurologjike mes palëve.

Ekspertët bëjnë thirrje për më shumë studime që përcaktojnë mënyrat si ndikon marijuana në trupin e njeriut, ndërkohë që në SHBA ka nisur legalizimi masiv i kësaj lënde narkotike.