Psoriaza është sëmundje kronike inflamatore e lëkurës e cila paraqitet te 2-3 % e popullatës duke zvogëluar kualitetin jetësor, dhe në të shumtën e rasteve zgjat gjatë gjithë jetës, derisa te 10-30 % e të sëmurëve zhvillohet edhe artriti psoriatik.

Rezultatet klinike të terapisë së zakonshme të format e rënda të psoriazës nuk janë të kënaqshme, dhe veç kësaj ekziston edhe problemi i toksicitetit të barnave të cilat përdoren për këtë sëmundje.

Për këtë arsye të sëmurët shpesh përdorin përgatitje të ndryshme bimore, preparate të ndryshme që ia shtojnë ushqimit (p.sh. acide ω-3-yndyrore dhe β-karoten), si edhe mënyra specifike të ushqyerjes.

Një studim i ri i realizuar te pacientët me forma të rënda të psoriazës, për herë të parë tregon se kombinimi i antioksiduesve dhe terapisë së zakonshme të sëmundjes, përmirëson dukshëm gjendjen e pacientëve dhe njëkohësisht zvogëlon edhe stresin oksidues, shkruan revista “Nutrition”.

Këto rezultate pozitive janë arritur te pacientët të cilët për një periudhë një mujore kanë marrë preparate që përmbanin koenzimë-Q10, vitaminë E dhe selen.

Trajtimi synon të ulë inflamacionin dhe të ngadalësojë rritjen e qelizave të lëkurës.

Psoriaza është një sëmundje e lëkurës e cila karakterizohet nga njolla të kuqe, të bardha ose të argjendta në lëkurë.

Dalja në diell për periudha të shkurtra dhe lënia e duhanit, po ashtu mund të ndihmojnë.