28 maj 2014 – Sipas një studimi të publikuar në "Journal of Epidemiology & Community Health”, thuhet se meshkujt të ekspozuar ndaj ngacmimit, bezdisjes, kërkesave dhe halleve të partnereve, vdesin të rinj. Sipas studimit, ata kanë shëndet më të dobët se ata që nuk i kanë këto “probleme”.
Studimi u krye në Danimarkë, ndërsa ekspertët kanë intervistuar 10 mijë burra dhe femra të moshave 36-52 vjeçare. Nga studimi thuhet se 315 persona kanë vdekur nga stresi që ua kanë shkaktuar partneret, transmeton Telegrafi.
Një mjeke thotë se meshkujt kanë më pak njerëz me të cilët mund t’i qajnë hallet. Partnerja është personi që i besojnë, e kur ajo bëhet shkaktare e problemeve, meshkujt bëhen të ndjeshëm. Stresi kështu ka ndikim për shëndetin e tyre, shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të sulmit në tru. Po për shkak të stresit, meshkujt hanë ushqim të keq që po ashtu shkakton sëmundje të rënda.
Në anën tjetër, sipas studimit del se femrat janë imune ndaj kërkesave të partnerëve





