Krijimi i një lloj “ore” e cila mund të masë moshën tuaj të vërtetë biologjike, është sfida e re e shkencëtarëve në të gjithë botën. Ata po përpiqen ta arrijnë këtë me anë të inteligjencës artificiale.
Në një studim të realizuar së fundmi është zbuluar se faktorët psikologjik, si problemet e shëndetit mendor ndonjëherë mund të ndikojnë më shumë në plakje se shëndeti fizik, apo zakonet e dëmshme si pirja e duhanit.
Mosha kronologjike matet duke ditur se sa vite keni “në lëkurë”, por vetëm se dy persona mund të kenë jetuar të njëjtin numër vitesh nuk do të thotë se jenë njësoj të shëndetshëm.
Duke parë disa aspekte të shëndetit fizik të një personi, si mikrobioma e zorrëve ose matja e inflamacionit në gjak, studiuesit shpresojnë që një ditë të parashikojnë se sa ‘i ri’ ose ‘i vjetër’ është dikush në vitet biologjike.
Nëse parashikimi është i saktë, ai mund t’i ndihmojë ekspertët të kuptojnë se pse disa individë plaken më shpejt se të tjerët dhe se cilët faktorë të stilit të jetesës kontribuojnë në procesin e plakjes.
Por një komponent kyç i shëndetit të njeriut që nuk është studiuar më parë është se si ndryshon gjendja jonë mendore dhe emocionale për të na ndryshuar “orën”.
Sipas “Science Alert” në vitin 2021, një studim që zgjati me dekada mes 2.3 milionë zelandezëve, zbuloi një lidhje të fortë midis çrregullimeve mendore dhe fillimit të sëmundjeve fizike dhe vdekjes.
Një tjetër studim i realizuar në po të njëjtin vit ka zbuluar se problemet e shëndetit mendor ndikojnë më tepër në plakjen e përshpejtuar në moshën e mesme, e për më tepër ky efekt i plakjes ka ndodhur shumë vite para se sëmundje të lidhura me moshën shfaqen zakonisht.
Duke pasur parasysh këto gjetje studiuesit në Shtetet e Bashkuara dhe Hong Kong projektuan një algoritëm kompjuterik për të krijuar një “orë të re të plakjes” e cila përfshin disa faktorë të shëndetit psikologjik dhe të matjes gjenetike të gjakut.
Ata përdorën algoritmin mbi të dhënat nga gati 5,000 të rritur të shëndetshëm në grupin e të dhënave të Studimit Gjatësor të Shëndetit dhe të Pensionit në Kinë, i cili përfshinte vetëm pjesëmarrës 45 vjeç e lart, dhe më pas e testuan atë në të dhënat nga 7,000 njerëz të tjerë.
Në fund, studiuesit gjetën faktorë psikologjikë, të tillë si ndjenja e pakënaqur ose e vetmuar, e shtuar deri në 1.65 vjet në moshën biologjike të një personi. Efekti tejkaloi karakteristikat e tjera demografike individuale, duke përfshirë seksin biologjik, zonën e jetesës, statusin martesor dhe statusin e duhanpirjes.
“Komponenti psikologjik nuk duhet të injorohet në studimet e plakjes për shkak të ndikimit të tij të rëndësishëm në moshën biologjike”, shkruajnë autorët.
Kur “ora e plakjes” u testua, sidomos te individë të sëmurë, duke përfshirë ata që jetonin me kancer, sëmundje të zemrës, sëmundje të mëlçisë, sëmundje të mushkërive ose goditje në tru, parashikoi me saktësi se ata ishin më të vjetër se homologët e tyre në grupin kryesor dhe të shëndetshëm.
Por efekti i këtyre kushteve në moshën e parashikuar nuk i kalonte 1.5 vjet. Kjo është pak më pak se ndikimi i përgjithshëm i problemeve psikologjike të cilat përshpejtuan plakjen me 1.65 vjet, sipas algoritmit. Ndërkohë që pirja e duhanit sipas studimet e rriste plakjen me rreth 1.25 vite.
Gjithsesi studiuesit thonë se pirja e duhanit mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për shumë kancere dhe sëmundje të zemrës.
Por sipas studimit të “orës së plakjes” kanë rezultuar këto të dhëna: Një person i pamartuar mund të plaket me 0.59 vite më shpejt, nëse rrallë ndihet i lumtur, i shton 0.35 vjet, ndihet i pashpresë shton 0.28 vjet dhe nëse ka edhe probleme me gjumin shton 0.44, e nëse këto mblidhen së bashku kanë më tepër ndikim në shëndet se sa pirja e duhanit në vetvete.
“Kujdesi ndaj shëndetit mendor mund të konsiderohet një ndërhyrje efektive kundër plakjes plakjes duke pasur pak a shumë të njëjtin efekt si terapitë për shëndetin fizik”, thonë autorët e këtij studimi.