Vaksina CoronaVac, e krijuar nga kompania farmaceutike kineze “Sinovac Biotech”, kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) është “efektive dhe e sigurt”.  

Lajmi është publikuar nga Dr.Silva Bino, e cila duke iu referuar një studimi të përditësuar në datën 17 maj në Kili për CoronaVac, thekson se ajo është rreth 65.3% efektive në parandalimin e Covid-19 simptomatik, si dhe 87% efektive për parandalimin e shtrimeve në spital.

Po ashtu, sipas saj, 90.3% efetive për parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.

Shënimi i plotë:

Nga studimi i përditësuar në datën 17 maj në Kili për Coronavac.

65.3% efektive në parandalimin e Covid-19 simptomatik

87% efektive për parandalimin e shtrimeve në spital

90.3% efetive për parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv

86% efektive në parandalimin e vdekjeve