Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, studio ligjore “Tivari” që operon në kryesisht në Durrës, por me marrëdhënie partneriteti me studio të ndryshme në Kosovë, Evropë dhe SHBA ka festuar 10-vjetorin e krijimit.

Studio ligjore “Tivari” aktualisht operon me 4 zyra në Shqipëri, nga të cilat 2 janë studio ligjore, ndërsa 2 të tjerat janë zyra One Stop Office, që kryesisht merren me përkthime, aplikime etj.

Avokati Idlir Tivari shpjegon me detaje fokusin e punës së kësaj studio ligjore dhe njëkohësisht nënvizon se emri i mirë ka ardhur si pasojë e rëndësisë që i kushtohet çdo çështjeje që merret përsipër, nga ajo e një qytetari të thjeshtë deri tek institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

“Jemi munduar që shërbimet që ne ofrojmë të kenë standarte evropiane duke i shërbyer nga individi më i thjeshtë deri tek kompanitë, institucionet, entet kombëtare e ndërkombëtare. Aktualisht kemi bashkëpunëtorë nga Shqipëria, Evropa, SHBA që merren më shumë se pjesën e ekspulseve në zonën Shengen, çështje të emigracionit, deportimeve  si dhe divorce etj”,- shpjegon ai.

“Qëllimi jonë është të kemi një shërbim sa më korrekt me klientët tanë dhe të jemi konstant në Shqipëri dhe dhe jashtë saj”,- vijon më tej Tivari. 

Motoja e kësaj studio ligjore, që nga dita e parë e krijimit ka qenë “Qëllimet tuaja, Misioni ynë”. Dhe pikërisht falë punës së përditshme, përkushtimit ndaj klientit, profesionalizimit të treguar në zgjidhjen e çdo çështjeje studio “Tivari” është kthyer në një pikë referimi për klientelën.