Të qëndruarit ulur për një kohë të gjate, sjell një sërë rreziqesh për shëndetin e njeriut, madje deri në humbjen e jetës. Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se qëndrimi ulur e ekspozon trupin ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe sjell dobësim të muskujve. Mënyra për të siguruar një jetë të gjatë, sipas studiuesve, është të lëvizni sa më shumë të mundeni!
Sipas studimit të publikuar në Kronikat e Mjekësisë së Brendshme, sensorët përshpejtues të vendosur në zonën e ijëve matën pasivitetin fizik në thuajse 8,000 amerikanë nga 45 vjeç e lart, për një periudhë 10 ditore. Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit ishin sedentarë për 12,3 orë në një ditë pune 16 orëshe.
Sipas tyre, subjektet që ulen për periudha më të gjata kishin më shumë gjasa të kishin vdekur në fund të periudhës së studimit sesa ata persona që uleshin për periudha më të shkurtra. Gjetjet tregojnë se të lëvizësh pas çdo 30 minutash pasivitet mund të ulë në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e vdekjes.
Studimi nuk tregoi si qëndrimi ulur sjell vdekje më të shpejtë, por ekspertët sugjerojnë se mungesa e aktivitetit e ekspozon trupin ndaj niveleve më të larta të glukozës në gjak, që çon në probleme si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë gjithashtu dobëson muskujt abdominalë, muskujt e përthyeshëm duke filluar nga ijët dhe poshtë.
Jo vetëm kaq, por e ulura gjithashtu çon në mungesë të qarkullimit të gjakut në këmbë që sjell një gjendje të njohur si tromboza e thellë e venave. Prandaj, stërvitja pas një dite të gjatë të ulur në karrige jo domosdoshmërisht rregullon efektet negative të këtij qëndrimi. Duket se mënyra më e mirë për një jetë më të gjatë është të lëvizni sa më shpesh që të mundeni.