Gjurmë grimcash plumbi më të larta se normat gjenden në rrobat për fëmijë, kryesisht ato me çmim të ulët. Sipas një studimi të prezantuar në Konventën e American Chemical Society, fast fashion, pra prodhimi i veshjeve me kosto të ulët në bazë të tendencave të modës, sjellin rreziqe për shëndetin dhe kontrollet e cilësisë janë mjaft të ulëta.
Ndër këto rreziqe renditet kryesisht sasia e plumbit në rrobat për të gjithë, që rezulton të jetë alarmante, veçanërisht për fëmijët. Normativat për nivelet e tij është e vështirë të respektohen për shkak të volumeve të larta të prodhimit dhe importit.
Në të gjitha rastet e kontrolluara dhe analizuara, sasia ka qenë mbi limitet e lejuara me ligj sipas normave ndërkombëtare. Veçanërisht këto sasi janë më të larta në veshje me ngjyra të forta e të gjalla si e kuqja dhe e verdha, ndryshe nga ngjyrat më të buta ku niveli ishte pak më i ulët. Sipas kërkuesve dhe analizave të realizuara, në disa raste, nëse një fëmijë i vogël prek një veshje të tillë e më pas fut duart në gojë, është zbuluar se koncentrimi është aq i lartë saqë do të duhej monitorim klinik.





