Një studim tregon se përdorimi tejmase i kripës në vaktin e darkës është një nga gjërat më të këqija që mund t’i bëni organizmit tuaj.
Studiuesit gjurmuan më shumë se 500,000 britanikë për gati një dekadë.
Rezultatet treguan se njerëzit që shtonin gjithmonë kripë shtesë në vaktet e tyre kishin 28 përqind më shumë gjasa të vdisnin para se të mbushnin 75 vjeç, krahasuar me ata që nuk e shtonin kurrë ose rrallë.
Kripa e tepërt në sistemin tuaj çon në mbajtjen e ujit në gjak, duke ushtruar presion mbi enët tuaja të gjakut, duke rritur presionin e gjakut. Kjo më pas mund të rrisë rrezikun e një ataku në zemër ose goditje në tru.
Sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru janë një nga vrasësit më të mëdhenj, duke vrarë rreth 160,000 në vit, me numrin e vdekjeve amerikane rreth pesë herë më të lartë.
Udhëzimet e NHS thonë se të rriturit nuk duhet të hanë më shumë se 6 g kripë në ditë. Fëmijët duhet të konsumojnë akoma edhe më pak kripë.