Qumështi i gjirit është duke u përdorur për të luftuar kancerin pasi studiuesit zbuluan në mënyrë rastësore se përmban një substancë që vret qelizat e tumorit.

Prova që është bërë me pacientët që vuajnë nga kanceri i fshikëzës së urinës, ka dhënë tashmë rezultate pozitive dhe studiuesit besojnë se ky përbërës i qumështit të gjirit, i quajtur Hamlet, do të ndihmojnë në trajtimin e kancerit të zorrës dhe qafës së mitrës.

Ishte Catharina Svanborg, profesoreshë në Universitetin e Lund në Suedi, ajo që bëri zbulimin rastësor.

“Ne ishim në kërkim të agjentëve të rinj antimikrobial dhe qumështi i gjirit është ilaçi mirë për t’i luftuar. Gjatë eksperimentit kishim nevojë për qeliza dhe baktere njerëzore dhe zgjodhëm qelizat tumoriale të njeriut për arsye praktike. Për habinë tonë, kur shtuam këtë përbërës të qumështit, qelizat e tumorit vdiqën”, ka thënë Svanborg.

Ajo gjithashtu është shprehur se qumështi i gjirit nuk ka asnjë nga efektet negative të kimioterapisë, pasi nuk i dëmton qelizat e shëndetshme, raporton “Daily Mail”.

“Ka diçka magjike në aftësinë e ‘Hamlet’-it për të targetuar qelizat kancerogjene dhe për t’i vrarë ata.”