Studiuesja gjermane, Suzana Starikov përmes një postimi në Tëitter thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Starikov shkruan se vetë SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Në garë për këtë post është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Në postimin e saj ajo madje lë të kuptohet se Rama do të zgjidhet në krye të NATO-s në shtator të 2023 dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.