SHBA, 25 qershor 2014 – “Re të stuhishme” kanë mbuluar Miami-n fundjavën e kaluar, kjo për shkak se Floyd Mayweather e “shkundi” fuqishëm në një klub striptizmi, duke hedhur anembanë pistës rreth 100 mijë dollarë “cash”. 

TMZ Sports zotëron pamjet ekskluzive të festës së shfrenuar. Mayweather ishte i ftuar në festën e ditëlindjes së Dj Irie, ndërsa me vete kishte marrë edhe një valixhe me rreth “fletushka” në vlerën e 100 mijë dollarëve.

Më herët, një pjesë të mirë të parave “cash”, Floyd e publikoi edhe në Instagramin e tij.

Sipas burimeve të revistës, Jamie Foxx dhe Diddy ishin gjithashtu të ftuar, teksa ky i fundit nuk mundi të duronte më dhe u bëri thirrje të gjitha striptisteve të zbrisnin nga skena, në momentin kur me dhjetra djem u sulën për të mbushur grushtat me paratë e boksierit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/