Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë përfshirë qytetin e Bulqizës pasditen e sotme, duke shkaktuar bllokim dhe përmbytje të rrugëve.
Shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me erë të fortë krijoi probleme në lëvizjen e qytetarëve, të cilët u gjendën të papërgatitur.
Shkak i vërshimit të ujit mësohet se është bërë bllokimi i pusetave të shkarkimit të ujërave të bardha.
Ndërkohë problematike ka qenë dhe rruga e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës, e cila u përmbyt nga sasia e madhe e ujit që mblidhej që nga Qafa e Buallit.
Bllokomi i rragës shkaktoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve drejt Peshkopisë dhe lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës.