Një stuhi e fuqishme me erëra deri në 100 km në orë ka goditur Rumaninë Perëndimore.
Të paktën 8 persona humbën jetën dhe 67 persona mbetën të plagosur si pasojë e stuhisë. Mbrojtja Civile rumune njoftoi se erërat e forta shkatërruan edhe rrjetin elektrik.
Shumica e viktimave janë regjistruar në dhe përreth qytetit Timisoara, ku erërat deri në 100 kilometra në orë kanë rrëzuar drunjtë dhe kanë shkatërruar çatitë.
Disa spitale, shkolla dhe ndërtesa apartamentesh kishin kulme të dëmtuara dhe dhjetëra qytete dhe fshatra mbetën pa energji elektrike. Qindra zjarrfikës u vendosën në operacionin e shpëtimit dhe pastrimit.
“Nuk mund ta luftojmë motin“, tha kryeministri Mihai Tudose për TV Antena3.
“I gjithë sektori mjekësor është i fokusuar tek të plagosurit”, shtoi ai.