Iran, 2 qershor 2014 – Një stuhi rëre ka goditur kryeqytetin e Iranit, Teheranin, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.

Si pasojë e kësaj stuhie, e cila siç raporton BBC, eshte shoqeruar me erera me shpejtesi 110 km në orë, kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona.

Dëshmitarët i kanë thënë BBC-së se qielli ka marrë një ngjyrë portokalli si pasojë e stuhisë. Stuhi të tilla, janë të rralla në Teheran. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/