Stuhia përmbyti rrugët dhe shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të Gjermanisë, ndërsa pjesa tjetër e vendit po përgatitet për stuhi. Disa persona kanë mbetur të bllokuar në vetura.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në qindra lokacione, shkruajnë mediat gjermane.
Janë raportuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe janë dëmtuar disa pompa uji, duke rrezikuar shembjen e ujësjellësit. Sakaq, nuk është raportuar për të lënduar, por dëmi arrin në rreth njëqind mijë euro.