Dy persona kanë humbur jetën pasi stuhia “Babet” solli erëra të forta, shi të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha në disa pjesë të Skocisë.
Policia ka konfirmuar se një pemë goditi një furgon duke vrarë drejtuesin 56-vjeçar të mjetit. Viktima e dytë është një 57-vjeçare, e cila u mor nga një përrua, që kishte dalë nga shtrati.
Një kërkim është duke vazhduar në Aberdeenshire pas raportimeve se një shofer u bllokua nga përmbytjet gjatë natës. Stuhia ka sjellë përmbytje të rënda në disa zona të Skocisë verilindore, me operacionet e shpëtimit që vazhdojnë në dhe rreth qytetit Angus të Brechin.
Parashikuesit thanë se priten 70-100 mm të tjera shi në zonat e prekura tashmë nga përmbytjet e rënda.
Policia e Skocisë tha se vdekja e fundit ndodhi rreth orës 17:05 të së enjtes kur një pemë që binte goditi një furgon në B9127 në Whigstreet, afër Forfar.
Më shumë se 400 famije janë evakuuar për shkak të paralajmërimeve për përmbytje dhe shkollat janë mbyllur, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë për mijëra banorë.
Ndërkohë shërbimet e trenave midis Bristolit dhe Londrës gjithashtu janë anuluar për shkak të përmbytjeve.