Prej gati një jave stuhia ‘Ciara’ ka goditur Britaninë e Madhe. Sipas medieve vendase, të paktën deri më tani dy persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shërbimet e urgjencës u grumbulluan në vendin e ngjarjes në Clydebank, West Dumbartonshire rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm, pasi një pensionist humbi jetën. Ndërkohë një 58-vjeçari tjetër vdiq teksa udhëtonte me makinën e tij, kur një pemë i ra sipër “Benzit” duke i marrë jetën.
Shpejtësia e erës në zonë arriti në më shumë se 97km/h në kohën e incidentit, ndërsa burri humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.





