Pesë persona, përfshirë dy vajza adoleshente kanë humbur tragjikisht jetën, ndërsa më shumë se 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e stuhive të fuqishme që kanë goditur Poloninë.
Vajzat, 13 dhe 14 vjeç u zunë poshtë nga pemët ndërkohë që flinin në një tendë jashtë në kamp, gjatë orëve të vona të së premtes në pyllin Tuchola. Sipas “Reuters”, të paktën 20 adoleshentë të tjerë që qëndronin në të njëjtin kamp ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve të marra.
Autoritetet mësohet se bënë thirrje për evakuimin e tyre, por kushtet atmosferike ishin tepër të këqija.
Grupeve që shkuan në ndihmë të të rinjve, iu desh që të ecnin me kilometra të tëra nëpër pyll, ndërkohë që pemët binin në tokë.
3 viktima të tjera humbën jetën po për shkak të rënies së pemëve dhe 10 persona mbetën të lënduar në incidente të ndryshme në veri të Polonisë.