Kushtet atmosferike shkaktuan mbylljen e shkollave ne Romë e Napoli. E mbiquajtur “Santa Lucia”, sipas emrit të shenjtores që kujtohet në 13 dhjetor, stuhia pritet të shkaktojë probleme përgjatë gjithë orëve në vazhdim.
Mes erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar rajonet jug-perendimore, qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes. Trafiku ka qenë i rënduar në kryeqytet ku rrugët u mbushën me ujë.
Milano u zgjua këtë mëngjes e zbardhur nga bora. Autoritetet i kanë kërkuar banorëve t’i lënë makinat në shtëpi e të hedhin kripë në rrugën përpara banesave të tyre.





