Tre persona kanë humbur jetën pasi stuhia ‘‘Eunice’, më e fuqishmja në dekada, goditi Britaninë e Madhe. Erërat e forta janë bërë shkak që një grua rreth të 30-tave të humbte jetën në Londër pasi një pemë ra mbi makinën e saj. E njëjta skenë është përsëritur me një 20-vjecar në Hemshire, i cili është konstatuar i vdekur në vendngjarje.
Ndërsa një 50-vjeçar në Merseyside ka gjetur vdekjen pasi mbeturinat që dërguan erërat e forta goditën xhamin e përparmë të makinës.
Miliona njerëz janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, përveçse kur e kanë të nevojshme. Dhjetëra fluturime u anuluan dhe qindra të tjerë u vonuan në aeroportet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Që kur stuhia e fortë goditi Mbretërinë e Bashkuar, rreth 200 000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa shkollat janë detyruar të mbyllen. Më herët pesë njerëz humbën jetën në Evropë nga kjo stuhi që është e dyta për këtë javë e cila godet kontinentin.
Meteorologët thanë se stuhia u fortë u formua nga një rryme jashtëzakonisht e fortë në lindje të Oqeanit Atlantik, me erëra që arritën shpejtësinë 321 km/h.





