Këto janë vetëm disa nga dëmet që stuhia Harry shkaktoi në bregdetin e Siçilisë, në Itali.

Varka dhe peshkarexha të dala në rrugë dëshmohet në filmimet me dron të realizuara nga media italiane RaiNews.

Shtëpitë janë përmbytur nga dallgët e mëdha të detit Jon dhe vërshimi i ujit në rrugët e ishullit italian.

Dëmet e shkaktuara janë mjaft të mëdha, ndërkohë që situata e rënduar vijon në të gjitha komunat e goditura nga stuhia e frikshme.