SHBA është përfshirë nga përmbytjet gjatë ditës së sotme të cilat kanë shkaktuar dëme në disa shtete.
Sipas BBC, të paktën 14 persona kanë humbur jetën në New York, New Jersey dhe në Pensilvani si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia Ida.
8 prej viktimave janë regjistruar në New York City, duke përfshirë dhe një 2-vjeçar. Disa persona që humbën jetën mbetën të bllokuar në bodrumet e banesave të tyre.
Numri i viktimave pritet të rritet, pasi edhe Filadelfia ka raportuar për persona që kanë humbur jetën, por pa specifikuar shifrat.
Zyrtarët e shteteve po i bëjnë thirrje qytetarëve që të largohen sa më parë nga banesat e tyre si dhe të ndihmojnë fqinjët të cilët nuk mund të lëvizin.





