Reshjet e natës së kaluar kanë dëmtuar një nga dy çadrat e ngritura për të dëmtuarit nga tërmeti në stadiumin e Durrësit. 

Fatmirësisht në çadër nuk kishte persona brenda në momentin që u rrëzua, ndërsa në çadrën tjetër që është ende e ngritur, raportohet se ka vetëm dy endacakë që po qëndrojnë në të.

Ndërkaq në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme kanë kaluar natën 80 persona, ndërsa 37 të tjerë janë strehuar tek ajo e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në video janë edhe pamjet përpara fillimit të reshjeve të forta të shiut.