Për shkak të stuhisë së borës që ka goditur qytetin e Nju Jorkut kryetari i Bashkisë, Bill De Blasio, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Njujorkezët duhet të qëndrojnë në shtëpi, t’i mbajnë rrugët të lira për automjetet e urgjencës dhe të lejojnë që borëpastrueset të punojnë për të na mbajtur të sigurt”, theksoi De Blasio.

Pritet 45 deri në 60 centimetra dëborë si pasojë e stuhisë “Orlena” (më e fuqishmja në pesë vitet e fundit),

Shkollat ​​që do të japin mësim në internet janë mbyllur, takimet për vaksinime gjithashtu janë anuluar. Fluturimet gjithashtu u anuluan të gjitha duke filluar të dielën në mbrëmje.

Ndërkohë, i gjithë bregu lindor i SHBA-ve do të preket nga stuhia e dëborës dhe sipas parashikimeve pritet të zgjasë dy ditë.