Mjaftuan disa minuta erë e fortë që Tirana të kthehej në një vend kaotik. Pasi përfundoi stuhia, nuk dije ku të hidhje këmbët, pasi në rrugë shikoje pemë të rrëzuara. Në një lagje tjetër, vazo me lule të rena nga banesat apo pallatet.
Tavolina dhe kosha plehrash që kishin zënë rrugët si dhe karriget e lokaleve që kishin fluturuar nga njëri cep në tjetrin.
Por, ajo që cilësohet më e rëndë është rrëzimi i një pemë të madhe tek "Shkolla e Bashkuar", e cila ka zënë poshtë një makinë. Nuk raportohen të lënduar, ndërsa menjëherë ka mbërritur policia për të parë situatën.
Fotot e publikuara nga Jetaoshqef dëshmojnë pasojat që la pas era e fortë në kryeqytet.





