Duket se java e fundit e gushtit nuk do të premtojë për pushime. Temperaturat janë ulur dhe vendi është përfshirë nga reshjet e shiut.
Pothuajse në të gjitha lagjet e Tiranës ka patur përmbytje, përfshirë këtu "Don Boskon", "Qytet Studentin", "9-Katëshet", "Pallati me Shigjeta", "Komuna e Parisit" dhe shumë zona të tjera në kryeqytet.
Vështirësi të mëdha ka patur dhe vazhdon ende të ketë në qarkullim, ndërsa lumi Lana ka dalë nga shtrati.





