Një tjetër stuhi ka goditur Amerikën Qëndrore ku për pasojë kanë humbur jetën 22 persona dhe 20 të tjerë janë shpallur të humbur.

Stuhia tropikale ‘Nate’, ka shkaktuar shira të dendur, rrëshqitje dherash dhe përmbytje, duke dëmtuar shtëpi, ura dhe ka bllokuar rrugët.

Në Costa Rica rreth 400,000 persona janë pa ujë të pijshëm, ndërsa mijëra të tjerë kanë fjetur në streha të siguruara.

Stuhia ‘Nate’ po i drejtohet në veri duke shkuar drejt SHBA-së. Florida, New Orleans dhe Louisiana kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Kryebashkiaku i Neë Orleans, Mitch Landrieu në një postim në Twitter u ka kërkuar njerëzve që jetojnë në vendet të ulëta të evakuohen.

“Nuk ka vend për panik. Jini gati dhe përgatituni. Bëni një plan. Mbroni pronat tuaja private”, shkroi Landrieu