Postimet e saj të fundit në rrjetet sociale kanë bërë që fansat të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme. Barku më i rrumbullakë tregon se Suada është në pritjen e ëmbël.

“Ajo është zonjë, nuk është zonjushë,” ka qenë një nga shprehjet që ajo ka postuar së fundmi të cilën mesa duket ndjekësit kanë shtuar më shumë dyshimet se ajo në të vërtetë mund të jetë shtatzënë dhe siç ka deklaruar pak ditë më parë në një intervistë për “Bluetooth”, në prag të një martese. Ndonëse ende heziton të tregojë publikisht cili është i fejuari i saj, Suada herë pas here poston në rrjetet sociale, detaje të djalit që i ka rrëmbyer zemrën.