Luis Suarez preket nga COVID-19, në momentin që ai më pak e priste. Nga grumbullimi i me kombëtaren e Uruguajt, tamponi të cilit i është nënshtruar së fundmi, El Pistolero ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Suarez që jo vetëm do të humbasë kështu sfidën për eliminatoret e Katar 2022 ndaj Brazilit, por edhe përballjen ndaj Barcelonës së tij, pasi sfida mes Atletico Madrid dhe blaugranave është në program këtë fundjavë.

Dy tamponët që kanë rezultuar pozitiv nga testet e fundit që janë kryer në përfaqësuesen çeleste janë ato të sulmuesit të Atleticos dhe portierit të Cerro Portenos Rodrigo Munoz, ndërkohë që në izolim më herët është futur Matias Vina.

Pjesa tjetër është skuadër ka rezultuar negative por për siguri po qëndrojnë në izolim teksa janë duke përgatitur ndeshjen ndaj Brazilit.