Suedia luan ndeshjen e saj për çerekfinale të Botërorit me Anglinë. Megjithatë jo çdo gjë po shkon siç duhet për nordikët.

Këmbanat e alarmit për zjarr kanë rënë në hotel dhe gjithë lojtarët janë grumbulluar te holli.

Gjithçka ka ndodhur në orën 8 të mëngjesit, sipas orës lokale. 

Kjo mund të jetë në favor të Anglisë pasi suedezët nuk kanë bërë një gjumë të qetë.

Ekipi nuk dukej i kënaqur nga kjo situatë, sepse përpara ndeshjes së jetës asgjë nuk duhet t’iua prish rregjimin.