4 janar 2014- Tentohet të vritet në Suedi nje djale 12-vjeçar i i cili dyshohet te jete djali i të dënuarit Admir Tafili, njërit prej të arratisurve nga burgu i Drenovës. Lajmi është bërë publik nga mediat suedeze, të cilat informojnë se djali , u gjet i plagosur rëndë në zonën Boda në Boras të Suedisë rreth orës 16:30 në prag të Vitit të Ri, në një stacion autobusi. Ai kishte marrë tre plumba në trup dhe përveç kësaj ishte plagosur me thikë në qafë, diçka që policia nuk ka dashur ta konfirmojë. Policia ka nisur një hetim paraprak nën akuzën e tentativës së vrasjes, pasi djaloshi ka marrë dëmtime serioze.
Mediat suedeze, nuk permendin emrin e Aldmir Tafilit por nga pershkrimi qe i bejne plagosjes dyshohet qe te jete djali i tij. Ne pershkrimin e tyre mediat shkruajne se : “Armiqësia brutale dhe e zgjatur mes dy familjeve shqiptare mund të jetë pas tentativës për vrasje të djalit 12-vjeçar, në Boras të Suedisë pak ditë më parë. Babai i djalit dhe xhaxhai janë në burg për vrasjen e dy vëllezërve. Për shkak të një hakmarrjeje mbi dy vëllezërit, nga ana tjetër, është vrarë gjyshi i 12 vjeçarit, rreth pesë vjet më parë.
Familja e 12 vjeçarit ka shkuar në Suedi pak vjet më parë, ku kërkuan azil për arsye sigurie. Disa muaj më parë babai i 12 vjeçarit u arratis nga burgu i Drenovës, së bashku me gjashtë të burgosur të tjerë, por nuk mundi të dalë nga vendi. Ai është arrestuar nga policia lokale në një depo të vjetër në një qytet të afërt”, shkruajnë mediat suedeze.





