24 maj 2015 – Sapo ka përfunduar finalja e Eurovizionit, ku fituese u shpall Suedia. Në vend të dytë u pozicionua Rusia, e në vend të tretë fqinji ynë Italia.
Fatkeqësisht, Shqipëria pavarësisht prezantimit të saj dinjitoz, nuk ka mundur të renditet në pozicion të favorshëm. Ajo u rendit në vendin e 16-të me 34 pikë.
Gjithsesi, paraqitja në Eurovizion, vokali dhe talenti i Elhaida Danit është përfolur pozitivisht në media ndërkombëtare, madje shumë sondazhe të ndryshme e nxirrnin Elhaidën fituese të këtij edicioni.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/