DURRËS, 17 tetor 2014– As dy ditë më vonë, nuk ndalen reagimet pas ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.Suedezi Richard Murbeck, anëtar i kryesisë së akademisë së futbollit “Elitakademin” ka thënë për “Telegraf” se Shqipëria duhet të përjashtohet nga kualifikimet.“Si mik i madh i Ballkanit dhe i një grupi të gjerë të etnive, duhet të pranoj se jam shumë i pikëlluar pas ngjarjeve në duelin në Beograd. Më duhet të them se fluturakja me flamur ishte provokim i madh”, deklaroi ai.“Por, fakti që luajti rol vendimtar që situata të eskalonte ishte reagimi i dy futbollistëve shqiptarë që sulmuan fizikisht lojtarin serb vetëm pse e uli flamurin. Një sjellje e tillë nuk ka çfarë të bëjë me futbollin dhe sportin. Sinqerisht, shpresoj se UEFA do të përjashtojë Shqipërinë nga çdo aktivitet i nivelit ndërkombëtar për një kohë të gjatë”.





