Suedia ka zyrtarizuar trajneri e ri Jon Dahl Tomasson. Ish-sulmuesi i Milanit futet në histori duke u bërë trajneri i parë i huaj që ulet në stolin e Suedisë.

Trajneri danez u largua nga Blackburn Rovers me pëlqim të përbashkët pas 19 muajsh. Tomasson dha dorëheqjen e tij për herë të dytë në gjashtë muaj pasi u zhgënjye me projektin e klubit.  

Tani Tomasson merr drejtimin e Suedisë me objektivin për t’i kualifikuar në Kupën e Botës 2026. 47-vjeçari do të debutoj në krye të kombëtares suedez në 1 mars.

Tomasson pati sukses në Suedi me ekipin e Malmo, duke i udhëhequr ata drejt dy titujve të ligës dhe në fazat e grupeve të Champions League.

“Pres me padurim të filloj këtë detyrë të madhe dhe të takoj tifozët, lojtarët dhe sigurisht mediat në Suedi, të flas për ëndrrën verdheblu”, tha Tomasson.

Lidhur me afrimin e Tomasson, foli edhe menaxheri i futbollit Kim Kallstrom: “Karakteristikat e tij përshtaten mirë me profilin e kërkesave. Nuk ishte vendimtare, por ne e vlerësojmë sfondin e tij të lojës. Mënyra e Tomasson për të luajtur futboll sulmues pozitiv është diçka që do t’i përshtatet mirë grupit tonë të lojtarëve. Ai gjithashtu ka përvojë të mirë për të qenë një figurë udhëheqëse”, tha Kallstrom.