16 tetor 2013- Kryeministri Rama ka prezantuar sot Suela Bedenin inspektore e Përgjithshme të kryeministrit në Shërbimin Sekret. Emërimin e Pedagogen Bedeni Rama e ka bërë përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
"Suela Bedeni ka kaluar një procedurë të gjatë specifike seleksionimi mes shume kandidaturash dhe ka marrë sot pëlqimin e Këshillit të Ministrave. Gjatë intervistës së fundit që sipas procedurës duhet të bënte edhe mua, më la një mbresë të fortë për pasionin me të cilin fliste për këtë fushë që në imagjinatën tonë është kaq e largët me rolin e gruas.Koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një "punë burrash", por për sa më takon kam besimin e plotë se kjo pedagoge e re universitare është zgjedhja e duhur për një detyrë ku inteligjenca dhe integriteti bëjnë diferencën", shkruan Rama në Facebook.





