21korrik 2015 – Prezantim tepër dinjitoz i trupës së teatrit të Durrësit “A. Moisiu” me shfaqjen e “Elektres” në skenën e teatrit antik të Butrintit në këtë edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove.

Dy aktorët në rolet kryesore Amos Zaharia në rolin e Orestit dhe Eralda Caushaj në atë të Elektrës dhe gjashtë aktorët e tjerë të kësaj trupe, Mimoza Marjanaku, Xhejni  Fama, Gjergj Doçi, Suela Bako, Besmir  Bitraku dhe Vilma Hodo, me lojën e tyre të shkëlqyer nën rregjine e Laert Vasilit, morën duartrokitjet e shumta të publikut që e mirëpriti shfaqjen e trupës së  teatrit të  Durrësit.

Sonte në mbrëmje ngjitet në skenë trupa e komedisë së Shkupit me shfaqjen “Lisystrata” të Aristofanit me rregji të Natasha Poplavskës.

Ky edicion i Festivalit te Teatrove mbyllet me një vepër të njohur “Apologjia e vërtetë e Sokratit” që do të vijë nën interpretimin e aktorit të shquar durrsak  Mirush Kabashi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/