Bomberi i Lestërit Xhimi Vardi do të jetë objekt i një filmi, ndërkohë që pikëpyetjet ngrihen se cili aktor do të luajë rolin e trajnerit të ‘dhelprave’, Klaudio Ranieri. Suksesi që Lestëri po arrinë në Premier Ligë nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e protagonistëve të futbollit, por edhe të kinematografisë.
“Do të më pëlqente të ishte Robert De Niro, edhe pse nuk e di nëse do të ishte i lumtuar, apo i mërzitur”,-ka thënë skenaristi Adrian Butchart sipas ‘The Sun’, lidhur me interpretimin e rolit të trajnerit Ranieri.





