Agjencia imobiliare “Future Home” ka hapur dyert për mundësi të jashtëzakonshme në botën e pasurive të paluajtshme duke iu bashkuar komunitetit të kësaj kompanie imobiliare shqiptare.

Prej dy vitesh “Future Home” operon me dy zyrat e saj në qytetin e Durrësit dhe tanimë që po zgjerohet nga kërkesat e shumta që ka në treg, po kërkon edhe rekrutimin e agjentëve të rinj imobiliarë.

Enxhi Mansaku, drejtuesja e dy zyrave të “Future Home” në Durrës, tregon se si një anëtar i kësaj agjencie, çdo vajzë apo djalë i ri, do të fitojë akses në një rrjet dinamik profesionistësh të industrisë, investitorë me përvojë dhe entuziastë të pasionuar, duke besuar kështu te njerëzit e duhur.

“Future Home është një brand shqiptar që shtihet në gjithë Shqipërinë, me 15 zyra, ku çdo ditë e më shumë të rinjtë po e zgjedhin të punojnë pranë nesh”, tregon Enxhi teksa jep edhe mesazhin për të gjithë të rinjtë pse duhet ta zgjedhin këtë kompani:

“Ne kemi ngritur sistemet e duhura, infrastrukturën e duhur që të rinjtë që vijnë e zhvillohen këtu, ta kenë sa më të lehtë rrugëtimin e tyre në karrierë. Ta kenë sa më të lehtë të prekin transaksionet e tyre dhe të zhvillohen personalisht.

Pikë së dyti, janë trajnimet, për çdo agjent ofrohen trajnime dhe module të gatshme falas, që ata të zhvillohen dhe ta kenë sa më të lehtë rrugëtimin e tyre.

Dhe së treti, mbështetja që ofrohet hap pas hapi në çdo fazë.

Nëse jeni të rinj dinamikë, që doni të punoni dhe doni të zhvilloheni, real estate është mundësia e duhur për të gjithë“.

Por pse dy zyra në qytetin e Durrësit?

“Zyra e Vollgës është pikënisja e brandit tonë. Zyra tjetër në zonën e stadiumit u hap në mënyrë që dy zyrat të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën dhe të mbulojmë të gjithë qytetin. Hapja e dy zyrave ishte si rrjedhojë e nevojave të klientëve ndaj nesh, për t’iu dhënë shërbim të gjithë klientëve”, shprehet Mansaku.

Në mbyllje të sezonit të verës, ecuria e kontratave që janë konkluduar me sukses, krahasimisht me një vit më parë, është në rritje dhe vetëm përgjatë vitit 2023, agjentët imobiliarë kanë lumturuar rreth 500 familje duke iu gjetur shtëpinë e ëndrrave.

Ky është dhe objektivi kryesor që agjentët e “Future Home” kanë: gjetja e pronës perfekte për të gjithë!

Për më shumë, ndiqni intervistën e dhënë nga Enxhi Mansaku, ku tregon ndër të tjera dhe rritjen e numrit të investimeve për të punuar apartamente me Airbnb ose me qira, apo dhe rreth trendit të tregut imobiliar në Durrës.