1 korrik 2015 – 33-vjeçari Kujtim Mani, nga Sukthi i Durrësit është arrestuar në flagrancë pasi aksidentoi një fëmijë 9 vjeç.
“Në Sukth, duke drejtuar automjetin tip ‘Seat’ pa targa, ka aksidentuar fëmijën me iniciale M.S., 9 vjeç, banues në Sukth Durrës.
Për pasojë fëmija ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, raporton policia e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/