DURRËS, 26 nëntor 2013 – Ende në zonat rurale nuk është bërë plotësisht çarmatimi i popullsisë, pasi në duart e njerëzve ka ende kallashnikov, sikurse ka ndodhur në një fshat nën juridiksionin e bashkisë së Sukthit. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 25 nëntor 2013, ora 13.30, u arrestua Eduart K., 36 vjeç, me banim në fshatin Perlat të bashkisë së Sukthit. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një kallashnikov me dy krehra, nga të cilët një me 30 dhe tjetri me 18 copë fishekë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





